Rama shkarkon nga detyra Avokaten e Shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Avokaten e Përgjithshme të Shtetit, Alma Hicka. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, në avokaturën e shtetit është emëruar Artur Metani.

Motivet e shkarkimit nga detyra janë të paqarta. Alma Hicka morin postin e Avokates së Shtetit në Nëntor të vitit 2013 me vendim të Kryeministrit Edi Rama, detyrë në të cilën qëndroi për 5 vite, raporton Tvklan, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, Artur Metani është me profesion jurist. Gjatë viteve të mëparshme ai ka shërbyer si këshilltar për dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, ndërsa së fundmi si këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.