Rama shijoi mbrëmjen me Sarkozy në Shqipëri

Kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar në qytetin e Finiqit në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij, ai ka komentuar edhe takimin me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Carla Bruni, e cila mbrëmjen e djeshme mbajti një koncert në Amfiteatrin e Butrintit me muzikë të përzgjedhur.

Rama ka treguar përshtypjet që i mbetën nga çifti pasi u larguan nga Shqipëria.

‘Sot përcolla ish presidentin Sarkozy me gruan e tij. Janë larguar të mahnitur nga Shqipëria nga dallimi mes idesë që kishin kur erdhën e që panë bukurinë përrallore të zonës këtu. Jam i bindur se bregdeti është vetëm një pjesë e potencialit turistik’, tha Rama.