Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet të mërkurën në selinë e OKB-së në New York.
“Kjo shkelje krijon rrezik”, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës.
“Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën”, i është përgjigjur Rama.
Ambasadori i Rusisë i kërkoi Presidentit të Këshillit të Sigurimit të mos flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.
“Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”, tha ai.
Më tej, Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit, raporton tch.







