Edi Rama

Rama: Rugova dhe UÇK ishin si dy kokat e shqiponjës

Kryeministri Edi Rama, thotë se presidentët Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, udhëhoqën politikën më të mençur për Kosovën.

Ibrahim Rugova, sa më shumë që kalon koha, aq më dhumë duket më i madh dhe i bën të duken me të vogël ata që janë pjesë e kësaj historie“.

Unë duke qenë jo ky që jam sot, por shumë më i papërgatitur për të bërë gjykime të kësaj natyre, më dukej shumë i tërhequr në kuptimin dhe për këtë arsye, kam qenë shumë më simpatizant i flaktë i UÇK-së, por me kohën kam kuptuar që pa Rugovën nuk do të kishte UÇK më pas. UÇK ishte proces i përshkallëzimit nga një shtrat që u hap nga Rugova, ishte brezi i ri që donte zjarr dhe më pas ajo që thash është që këto të dyja, u bënë si dy rugovizmi po themi dhe UÇK dhe gjithë ajo që rodhi nga UCK u bënë si dy kokat e shqiponjës.Rugova ka qenë vizionar, vizionarët nuk hynë shumë në detaje”, thotë Rama për Nacionale.