Rama refuzon ta komentojë urimin e Kurtit për zgjedhjet në Shqipëri

Fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama, së bashku me Partinë Socialiste kanë arritur që të marrin 74 mandate apo 74% dhe në këtë mënyrë Rama mund ta formoj i vetëm qeverinë e re në Shqipëri.

Pak ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij shqiptar duke thënë se” Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”.

Por, këtë urim të Kurtit, Rama ka refuzuar ta komentojë. Ndërsa për marrëdhëniet mes tyre Rama nuk ka pranuar që të flas as gjatë fushatës dhe se deri me datë 26 prill do të pushoj rreth deklarimeve, por, as pas zgjedhjeve nuk ka pranuar.

“Nuk kam thënë që do flas me datë 26, kam thënë që nuk flas deri me datë 26, thjeshtë shty kohën e mos foljes, kaq”, ka deklaruar Rama në “Opinion” të TVKlan.

Kujtojmë se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet në Shqipëri si dhe ka mbështetur tre kandidatët që garuan si të pavarur në këto zgjedhje, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.