perparim rama

Rama: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën.

Ai ka thënë se po punohet pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit.

“Rrugë dhe trotuare më të gjera , me shumë pemë të mbjella , e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme.

Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën . Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit , duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, shkruan Rama në Facebook.