Tregu i Gjelbër

Rama publikon pamjet se si do të duket Tregu i Gjelbër në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar disa pamje se si do të duket Tregu i Gjelbër në kryeqytet.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë duke krijuar një ambient shumë dinjitoz ku mund të blihen fruta e perime.

“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur. Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti. Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime”, thotë Rama.