Tiranë

Rama: Pse e refuzuam shitjen e Telekom Albania tek serbët

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me privatizimin e telekomit shqiptar.

Për interesin e shfaqur nga serbët Rama tregoi arsyet pse janë kundër këtij aksioni.

“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit të një kompanie private si Deutche Telekom që po tërhiqet nga tregjet e vogla.

Por meqenëse bëhet fjalë për një sektor strategjik, qeverisë shqiptare i është kërkuar mendim dhe qëndrimi i saj është “shumë i thjeshtë dhe i qartë”: “Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha Rama.