Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama përmes një postimi në facebook ka treguar se qëllimi i tyre është që, kur njerëzit e imagjinojnë Prishtinënta të shohin pjesën urbane si një pjesë më të vogël të një qyteti i cili kryesisht karakterizohet nga gjelbërimi.
“Prishtina rrethohet me fshatra të bukura, të cilët vazhdimisht janë konsideruar si pjesë të ndara nga pjesa urbane e qytetit. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së infrastrukturës lidhëse dhe mungesës së investimeve në fshatra”, shkruan ai.
Tutje ai ka treguar se do ta lehtësojnë transportin mes qytetit dhe fshatrave të Prishtinës dhe do të investojnë në fuqizimin e fshatrave. Qëllimi i tyre është që, kur njerëzit e imagjinojnë Prishtinën ta shohin pjesën urbane si një pjesë më të vogël të një qyteti i cili kryesisht karakterizohet nga gjelbërimi.
Postimi i plotë:







