Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave me miqtë e Francës, në nderim të Presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet e hershme të dy vendeve, të cilat janë unifikuar dhe më shumë me ardhjen e turistëve francezë në Shqipëri.

Sakaq, Rama ka theksuar se mjafton të shohësh agjendën e vizitës së Macron për të kuptuar se marrëdhënien e përbashkët në ekonomi, fushën e arteve vizuale apo dhe artit bashkëkohor.

Ai theksoi se në kohët më të hershme dhe pak më të gëzuara, turistët, ngazëllimi i të cilëve për brigjet tona, peizazhet, kulturën tonë, vetëm sa ka filluar.

Për Ramën ka rëndësi se më shumë se 80 mijë vetëm këtë vit, gjë që na motivon të vazhdojmë përpjekjen e përbashkët për të afruar dy vendet tona duke intensifikuar shkëmbimet.

“Kjo për t’ju thënë rëndësinë që ne i japim ekspertizës franceze në këtë fushë, bashkuar me asistencën më specifike që Franca propozon t’i ofrojë Shqipërisë në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE”.