Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori Gonzato, i cili ndau në rrjetet sociale foto nga takimi me Kryeministrin Rama.

Ambasadori informoi se temë e takimit ishin hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.