Rama: Presidenti ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka folur edhe njëherë për presidentin Meta dhe vizitat e këtij të fundit në qytete të ndryshme të Shqipërisë në prag fushate.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësisë e detyrës që i përcakton kushtetuta, por është edhe jashtë çdo justifikimi për dikë që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”, tha ai.

Rama tha se nuk ka nevojë ta komentojë një president që lëviz natën për të bërë fushatë.

“Një president që flet kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për fushatë, që e ka vënë zyrën e presidencës në dispozicion të partisë që formalisht e drejton e shoqja, nuk ka nevojë që ta komentoj unë. Të gjithë e kuptojnë dhe e ndjejnë dhe të gjithë do votojnë në 25 prill. Është jashtë çdo mundësie për ta menduar”, tha Rama.