LAJMI I FUNDIT

Rama poston foto me Melonin në Vlorë: Motra e Shqipërisë me vëllain e Italisë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me homologen italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj disa ditore në Vlorë.

“Motra e Shqipërisë me vëllain e Italisë”, shkruan Rama, ndërsa i shpreh mirënjohje për vizitën Melonit.

“ FALEMINDERIT GIORGIA, ishte një nder”,- shkruan Rama mes të tjerash.

Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.