Kryeministri i Shqipërisë

Rama për turizmin: Kalojmë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për fluksin e turizmit gjatë këtij viti në Shqipëri.

Rama tha se këtë vit numri i turistëve të huaj në vend do kalojë 7.3 milionë duke shtuar se vendi ynë kalon Ballkanin e Beogradin në këtë sektor.

Edi Rama: Ajo që duhet pranuar tani dreqi e mori, s’mund të jetë çfarë është mirë e sjell koha dhe çfarë s’është mirë e sjell unë. Këtë vit do kalojmë 7 milionë (numri i turistëve të huaj në vend).

E kemi kaluar Beogradin.

Edi Rama: Kalojmë të gjithë Ballkanin dhe jemi mbi Beogradin, tani këtë kush e solli? E solli koha?

E sjell momenti, zhvillimi…Nuk mund të marrësh të gjitha meritat, merrni pjesën tuaj të meritës

Edi Rama: Unë s’jam vetëm, unë përfaqësoj një familje të madhe dhe përfaqësoj një skuadër qeverisëse se nuk i bëj vetëm unë këto. Por, tani që kjo histori të jetë kështu…Pse qeverisim ne?! Ne rrimë dhe t’i sjellë koha. Këtë koha e solli? (Për Piramidën)

Po mirë e mban mend rrugën që vije nga Kukësi, nga Prishtina në Tiranë 13 orë?

Edi Rama: Të ngeli ora mor…Te rruga… Unë po them këtë këtu. Jo mor zotëri, këtë e solli vizioni, gjithë përpjekja për të ndarë mendjen si do ta bëjmë. E solli gjithë fryma e re, dija e arkitektëve të huaj në Shqipëri. Po t’i sillte koha, Tirana pasi e lashë unë nuk do ndalej në kohë 4 vjet. Njerëzit e bëjnë.

Teksa foli për “frymën e re që qeveria e tij i ka sjellë vendit”, Rama theksoi se përshtypjet e kryeministres italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Shqipëri ishin fantastike.

Cila ishte përshtypja e Melonit për Shqipërinë, çfarë ju tha?

Edi Rama: Po janë të lidhura bashkë mor. Shqipëria e bukur ishte dhe përpara, se unë nuk solla as detin, as malet, as fushat, as lumenjtë. Po puna është që ne kësaj bukurie i kemi dhënë mundësinë të dilte në pah.

Reklama

-Çfarë përshtypje pati?

Edi Rama: Fantastike!

Të mirë?

Edi Rama: Fantastike, jo të mirë.