Përparim Rama

Rama për Kadarenë: Fjalët e tij folën me vetë shpirtin e njërzimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për humbjen e madhe të shkrimarit, Ismail Kadaresë, duke e quajtur atë kolos letrar.

Rama për Kadarenë tha se fjalët e tij i kapërcyen kufijtë gjuhësor dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit.

“Zotësia e pashoq e Kadaresë për t’i ndërthurë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në veprat e veta, bënë që bota mbarë ta njohë palcën e njeriut tonë. Pena e tij na udhëhoqi nëpër kapitujt më të errët të jetës sonë, duke na u bërë jo vetëm pasqyrë e vuajtjeve, por dhe dritë drejt synimit tonë kolektiv.

Ndërsa vajtojmë humbjen e njeriut, njohim trashëgiminë e gjeniut, që do të vazhdojë të na frymëzojë për shumë breza me radhë. Sot, bota është më e zymtë, por ylli i rrëfimeve të Kadaresë do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona.

Prehu në paqe, i dashur Kadare, zëri yt do të jehojë përjetësisht”, shkruan Rama.

Postimi:

Me hidhërim të thellë shënojmë ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, të këtij kolosi letrar, fjalët e të cilit i kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit.

Zotësia e pashoq e Kadaresë për t’i ndërthurë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në veprat e veta, bënë që bota mbarë ta njohë palcën e njeriut tonë. Pena e tij na udhëhoqi nëpër kapitujt më të errët të jetës sonë, duke na u bërë jo vetëm pasqyrë e vuajtjeve, por dhe dritë drejt synimit tonë kolektiv.

Ndërsa vajtojmë humbjen e njeriut, njohim trashëgiminë e gjeniut, që do të vazhdojë të na frymëzojë për shumë breza me radhë. Sot, bota është më e zymtë, por ylli i rrëfimeve të Kadaresë do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona.

Prehu në paqe, i dashur Kadare, zëri yt do të jehojë përjetësisht.