Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar të hyrat vetanake të vitit 2024 në vlerën prej 28 milionë euro, për çka Përparim Rama tha se tash është është vetëm në vullnetin e Hekuran Muratit t’i alokojë ato.

Postimi i Ramës:

Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro!

Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot, si dhe për 25m të hyra vetanake dhe 10m grant qeveritar që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!