Kryeministri

Rama ofendon pedagogun në studio: Studentë mos dëgjoni fantazma si Mark Marku

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe profesor Mark Markut të enjten në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është tensionuar dhe shkak i debatit u bë nevoja për diskutim apo jo të studentëve me kreun e qeverisë.
Duke iu drejtuar profesor Markut, Rama tha se nuk arrij të kuptoj një pedagog që mendon se studentët nuk duhet të negociojnë me një kryeministër, pasi nuk mban fjalën.

Nga ana tjetër, Marku u shpreh se studentët nuk mund të futen në negocioata me një person që mashtron.

Më pas, biseda ka kaluar në terma pezhorativ mes dy debatuesve.

Rama: Cfarë pedagogësh jeni ju.

Marku: Po ti çfarë kryeministri je ti…Më tej, Rama u bëri thirrje studentëve të mos dëgjojnë thirrjen e pedagogëve për t’mos negociuar, pasi asgjë nuk do ndodhë.

Kryeministri tha se mos dëgjoni fantazma si Sherif Bundo dhe Mark Marku.

“Protesta do mbarojë një ditë dhe unë do jem aty. Ju siguroj se do jem një protestues nesër“,- tha Rama.