Rama: Nuk do të ketë rikthim vizash, vendimi i Holandës politik

Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se, vendimi i parlamentit holandez për heqjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, është një vendim thjesht dhe vetëm politik, që nuk ndikon në asnjë mënyrë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Rama tha se ky është një vendim në vazhdën e një procesi elektoral të një vendi si Holanda, ku nuk është sekret se ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensivisht kundër zgjerimit, emigrantëve dhe shqiptarëve.

“Shqiptarët janë zgjedhur nga disa parti në atë vend, si një kokë turku për retorikën agresive nacionaliste në raport me zhvillimet përtej kufijve të Holandës në BE dhe një politike agresive kundër politikave europiane të zgjerimit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kjo është një procedurë parlamentare, e cila nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”.

Duke shpjeguar më konkretisht procedurat, Rama tha se “për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë”.

“Më e bukura është që Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë i Holandës, i pranishëm në seancën parlamentare, në fjalën e tij reagoi duke thënë që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë me një vendim të parlamentit. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë në Holandë, që vizitoi para pak ditësh Shqipërinë dhe u shpreh me tone shumë pozitive në raport me të gjithë ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha Rama.

Duke u ndalur te kriteret që duhet të përmbushen për revokimin e lëvizjes së lirë, Rama tha se “së pari duhet të ketë një rritje të qëndrueshme të emigracionit të parregullt nga një vend në vendin përkatës të BE-së dhe këtu konsiderohet