I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 shtator do mbahet festival i kushtuar entuaziastëve të Vespasë.
Sipas Ramës, ky festival do mbledh në kryeqytet persona nga shumë vende të rajonit.
Postimi i plotë:
Festival i mrekullueshëm dy ditor me vespa na pret me 31 gusht – 1 shtator. ![]()
Entuziastë të skuterit Vespa
nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Italia do të mblidhen në sheshin “Xhorxh Bush” për të na dhuruar emocione të veçanta. ![]()
Gjatë dy ditëve, do të ketë shumë aktivitete për promovimin e kulturës së Vespave dhe Kryeqytetit tonë. Këtë na e premtuan gjatë takimit që kishim me Enisin, Aganin, Arbenin, Vetonin e shumë anëtarë tjerë fantastik të klubit Vespa Fanatics Kosova/ Vespa Kosova.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e Prishtinës përmes shëtitjeve në parkun e Gërmisë dhe malësitë e Gollakut dhe Marevcit. ![]()
![]()
Ejani të gjithë bashkë në sheshin “Xhorxh Bush” për të përjetuar spektakël![]()







