Rama: Në Tropojë nuk na e dhanë votën, por do të punojmë edhe më shumë atje

Kryeministri Rama vizitoi këtë të enjte shtëpitë e rindërtuara të disa familjeve në zonën e Kënetës në Durrës.

Gjatë vizitës në shtëpinë e parë, kryeministri u çua vetë për të marrë gotat e rakisë, duke i shërbyer zonjës së shtëpisë.

Kur mësoi se disa prej pjesëtarëve të familjes ishin nga Tropoja, Rama u tha: “Ata në Tropojë nuk na e dhanë votën. Por ne do ta bëjmë Tropojën lule, edhe me më shumë inat tani që nuk na e dhanë votën. Do të punojmë edhe më shumë atje”.