Rama në KE: Pretendimet pa rezultate kundër UÇK-së tërhoqën vëmendjen e Putinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po mban fjalim në Këshillin e Evropës, kundër raportit të Dick Martyt për UÇK-në.

Pjesë nga fjalimi i Ramës, ua sjellim më poshtë:

“Zonja dhe zotërinj. Në historinë e botës që jetojnë të gjithë gjatë gjithë jetës që mbrojnë lirinë e tyre të rrethuar nga dhuna e gënjeshtra. Ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden. Ky është rasti i Ukrainës, dhe kështu ishte rasti i Kosovës. Besoj që të gjithë e keni vënë re se me çfarë zelli udhëheqësi i Kremlinit ngre paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Do të ishte një mrekulli në qoftë se ju, të nisnit të ju mësonit edhe të tjera organizmave institucionalë të shkruajnë  emrin siç duhet, “Republika e Kosovës”. Kurrë s’është vonë për të bërë gjënë e duhur. Ka një analogji mes carit të ditëve tona në Kremlin dhe Kasapit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, tha Rama.

“Ka dy tiranë. Një i vdekur, dhe një që luan me vdekjen. Të gjithëve ju kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së Jugosllavisë. Të gjithëve ju kujtohet se si dekada brenda një rajoni të përçarë, kulminoi me lindjen e shtatë shteteve të pavarura”, tha ai.

“Dekada represioni të ashpër e të mirëdokumentuar. Një operacion i qëllimtë i spastrimit etnik solli si rezulutat zhvendosjen, mijëra vdiqën, rreth 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare. 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukura. Të gjallët kërkojnë më të dashurit e tyre, të vdekurit nuk e kanë gjetur ende qetësinë e varrit”, tha Rama.

“Valët biblike të kasaphanes. Komuniteti ndërkombëtar erdhi në ndihmë dhe mori përgjegjësinë. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve njohu luftën e UÇK-së që solli pavarësinë e vendit. Mund të niste pajtimi, apo të paktën kështu dukej. Lufta është punë e shëmtuar. Është në natyrën e saj që dikush të presupozojë se ka simetri luftëtarësh. Lufta në Kosovë ishte shfaqje e përgjakshme e një diktature ultranacionaliste në zemër të Evropës. Ishte një tubim i thirrjes së ndërgjegjes së komunitetit ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare gjeti qetësinë e vet. Të njëjtat insticione ndërkombëtare që i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë, minuan vet veprimet e tyre, vet parimet e tyre. Ata përmes veprimeve të tyre, presupozuan nëse kurrë s’kishin pasur një të tillë. Këto janë fakte. Më pak se një dekadë, në vitin 2008, Carla Del Ponto, botoi një libër kujtimesh. Aty Del Ponte pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e UÇK-së. Përfshirë mbi të gjitha trafikimin e organeve njerëzore. Libri natyrshëm shkaktoi valë tronditje në mbarë botën dhe zuri faqet e para nga Evropa në Australi. Pavarësisht kësaj, akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja më misterioze e të gjithëve ishte që çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej. Hetimet e saj për çështjen përfshirë edhe Shqipërinë, kishin dalë me rezultate jo bindëse. Por si vazhduan të mbesin këto akuza? Pa gjejeni, këto kujtime ishin aq interesante sa tërhoqën vëmendjen e njerëzve të Vladimir Putinit. Kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Evropës, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj. Dhe dëgjoni titullin “Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organëve”. Ai përfaqësonte partinë e Putinit. Ai u përball me vonë me sanksione nga SHBA dhe BE. Natyrisht jo për një vepër të mirë”, ka thënë Rama.