Rama në Gjadër të Lezhës: S’kemi banesa të përmbytura! Banorja: Nja 10 janë nën ujë, të tjerat janë xixë

Duke u ndalur në Gjadër të Lezhës, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e bërë të qeverisë së tij, duke theksuar se falë pastrimit të kanaleve kulluese, sot nuk ka përmbytjet banesash.

Duke takuar banorët, një prej tyre tha se votonte për ata që punojnë. Kryeministri tha se kjo vlente për demokratët e zgjuar.

“Në një prej pikave historikisht kritike në mot rreshjesh të larta, ku pamjet dhe banorët flasin vetë më mirë se sa çdo koment tjetër”- shkruan Rama.

Dialogu

Rama: Janë pastruar 40 e kusur km kanale. Sot kemi këtë situatë kur banesa dhe bagëti nuk janë dëmtu.

Banorja: Janë përmbyt 10 shtëpi.

Rama: Mirë pra! Atëherë ishin mijëra. E mbani mend se keni fjetur në palestrat e shkollave.

Banori: Unë jam me atë që punon. Ai që punon ka edhe votën.

Rama: E para është formula e demokratëve. Demokratët e zgjuar e kuptojnë që këtu punë është bërë. Më përpara, këtu njeriz hynin në yjë deri në gjoks për të shpëtuar bagëtitë.