Rama në Dibër: Duken frytet e një pune plot mund

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një fotografie nga Dibra iu ka uruar të gjithëve një të diel.

“Kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave”.

“Duke i falënderuar mijëra njerëzi që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur”, ka shkruar Rama.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur🙏