Ngjarjet në KP

Rama miqësor me asamblistët e VV-së, pas prishjes me PDK’në, nuk e harron Ermal Osmanin e “Tai-Chi”

Sot Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të dalë nga koalicionin me LDK-në në Prishtinë pas përplasjeve për çështjen e shkëmbimit të pronave dhe shkarkimeve të drejtorëve të PDK-së nga Perparim Rama.

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seancë ku është shfuqizuar vendimi për Badovcin dhe PDK pas një zhvillimi të tillë e ka braktisur koalicionin.

Megjithatë diçka interesante ka ndodhur pak para fillimit të seancës. Kryetari i Komunës, Perparim Rama, i cili dukej i relaksuar me një kafe në dorë, ka përshëndetur një nga një deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend Komuanl, të cilët njëherit janë edhe opozitë.

Rama shihet teksa shtrëngon duart edhe me deputetin e VV-së, Ermal Osmanin të cilin e pati sfiduar edhe me përballje edhe në artin marcial “Tai-Chi”, pasi ishte sfiduar me një përballje boksi.