Rama mbledh grupin e PS-së, në fokus Reforma Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste prej orës 08:30 të mëngjesit.

Në mbledhje po diskutohet për projektligjet që do të kalojnë në seancën e së enjtes, por edhe zhvillimet brenda strukturave të PS-së.

Ndërkohë që pas grupit, kryetari i PS-së, do të zhvillojë një takim me kreun e grupit, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe bashkëkryetarin e reformës zgjedhore nga shumica, Damian Gjiknuri.

Tre ditë më parë, Rama u shpreh se reforma zgjedhore, si kusht i Bundestagut gjerman do të miratohet me apo pa PD-në, brenda dhjetorit.

loading…