Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka treguar sukseset e arritura gjatë vitit 2014-të në Prishtinë.

I pari i kryeqytetit përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka thënë se Prishtina ka një arritje historike.

“Kryeqyteti jonë, për herë të parë në historinë e vet, ka shënuar një arritje historike: mbi 80% e buxhetit të shfrytëzuar dhe 63% e investimeve kapitale të realizuara! Kjo është dëshmi e një pune të palodhur, përkundër çdo bojkoti, bllokade dhe sfide që kemi hasur rrugës”, ka thënë ai.


Rama i ka falendëruar drejtorët dhe punëtorët e komunës për këto arritje.


“Pas këtij suksesi qëndron një ekip i jashtëzakonshëm: drejtorët e Kryeqytetit. 👏Çdo drejtori, çdo zyrtar, çdo punëtor i këtij qyteti ka luftuar, ka qëndruar, ka punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm. E kemi bërë për ju, qytetarë, sepse ju meritoni më të mirën – një Prishtinë të denjë për emrin dhe shpirtin që ja keni dhënë. 🌃✨💫Secili ka punuar çdo ditë për ta bërë këtë vit të paharrueshëm për Prishtinën. 🏥📚🚜🚛🛣️🚧Me punën e tyre të palodhur, me përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, ata treguan se ky qytet ka një ekip që e do dhe që janë forca shtytëse që po e çon Prishtinën drejt lartësive që ajo meriton, për çka i falenderoj! “, tha ai./Ballkani.info


Postimi i plotë: