Rama kapet sërish me mediat: Balili nuk u dorëzua, e kapëm ne

Në lidhje me dorëzimin apo arrestimin e Kelment Balilit reagon sërish kryeministri Rama.

Por duket se këtë herë ai kapet me mediat, pasi sipas tij Balili nuk u vetëdorëzua, por u arrestua nga policia.

Por para se të akuzojë mediat Rama duhet të dijë se lajmin për vetëdorzimin e Balilit e bëri me dije i pari ish- kryeministri Sali Berisha.

“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës.

Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë.

Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij!”, shkruan Rama.