Rama: Ka ardhur koha që opozita të tretet rrugëve

Nga fushata elektorale në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama është shprehur se ka ardhur koha që opozita të “tretet” rrugëve.

Kreu i qeverisë gjithashtu ka deklaruar se 30 qershori është dita ku i duhet treguar gjithkujt se kush pengon zgjedhjet meriton të përfundojë në rrugë.

“I ka ardhur koha që të treten rrugëve. Koha kur socialistet i hapnin rruge budallait ka mbaruar. Jo vetëm qe nuk ka për ti hapur rruge çetave që kërcënojnë të marrin peng vendin dhe ka vendosur ti japë një përgjigje përfundimtare në 30 qershor. Ti tregojmë se kush tenton të pengojë zgjedhjet meriton të përfundojë rrugëve” tha Rama.

Më tutje Rama i është kundërpërgjigjuar akuzave se ai ka kapur të gjitha pushtetet me deklaratën se nëse do të ishte e vërtetë, do ta kishte bërë që në zgjedhjet e 2017.

“Po të ishte se unë doja ti merrja të gjitha para dy vjetësh i kisha marrë të 140 mandatet, sepse dhe ndërkombëtarët na thanë vazhdoni përpara se me këta nuk merresh vesh”