Komuna e Prishtinës
Rama: Ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera deri në transformimin e madh
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punimet në hapësira e ish-ndërtesës së Gërmisë.
Rama ka thënë se kjo hapësirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit.
“Hapsirat e ish ndërtesës së Gërmisë janë duke u pastruar e rregulluar. Kjo hapësirë do të shërbejë për ekspozita dhe aktivitete tjera artistike e kulturore deri në transformimin e madh që do t’i bëhet në Sallë Koncertesh dhe Galeri të Artit”, ka shkruar Rama.