Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar punimet në ishullin urban që synon të lidhë rreth 30 mijë banorë të lagjes Arbëria me qendrën e kryeqytetit.
Përmes një postimi, Rama ka pretenduar se projekti po bllokohet nga Qeveria, pa dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e këtij bllokimi.
“Ky ishull urban i lidh 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën. Qeveria po e bllokon”, ka shkruar Rama.







