Prej ores 20: 45 minuta situate e tensionuar para Kuvendit. Hidhen kapsolla, fishekzjarre drejt oborrit te Kuvendit. Grumbulli i protestuesve ndodhet disa metra larg oborrit te Kuvendit duke thirrur Rama ik! Jane demtuar edhe gardhet prej hekuri.

Ora 21:06: Disa protestues kane tentuar te hyjne ne Kuvend, informon gazetari i RTV Ora Everest Dedaj. Presidenti ben thirrje per vetepermbajtje.

OrRa 21:00 Disa protestues kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në protestën e opozitës.

Nga raportimet nga Kuvendi mësohet se njërit i ka plasur kapsolla poshtë këmbëve.

Ai është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në trotuar shihen njolla gjaku.

Ora 20: 58 Situate e tensionuar para Kuvendit. Drejt oborrit te Kuvendit po hidhen shashka, tymuese dhe fishekzjarre.

Nga ana e saj policia ka perforcuar efektivet.

Jane disa njerez qe hedhin fishekzjarret drejt oborrit ku ndodhen dhe efektivet te cilet deri tani nuk kane reaguar vetem degjohen te therrasin me megafon.

Protestuesit e grumbulluar disa metra me tutje therrasin: “E duam Shqiperine si gjithe Europa”

Ora 20: 45 Para Kuvendit ndodhen protestuesit e opozites. Nderkohe po hidhen dhe shashka dhe tymuese drejt oborrit te Kuvendit ku ndodhet dhe policia.

Nje protestues ka dhe flakadane ne dore. Protestuesit vijojne thirrjet: Rama ik. Ka dhe perforcime te policise.