Edi Rama

Rama i përgjigjet opozitës: Kam 1.2 milionë dëshmitarë për Check-up

“Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani”- shkruan Rama.
Një ditë pas fotos teksa bënte kontrollin CHECK UP dhe gjithfarë komentesh me të cilat u pasua publikimi i saj në Facebook, reagon kryeministri Rama.

Me një shënim në faqen e tij në Twitter, Rama i ka dhënë përgjigje gjithë akuzave.

“Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani”- shkruan Rama.

Reagimi i Ramës

CHECK UP është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime,e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë. Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë,unë kam mbi 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë CHECK UP FALAS deri më tani.