Edi Rama

Rama i jep përqafimin “e fundit” Erdoganit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka përcjellë për në aeroportin e Rinasit, Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas vizitës për 9 orë që ai zhvilloi në vendin tonë.

Ajo që u vu re në këtë takim përshëndetës teksa Erdogan largohej nga Tirana pas vizitës një ditore, ishte përqafimi me Ramën.

Presidenti pati një axhendë të ngjeshur sot në Shqipëri, pasi vizitoi shtëpitë e rindërtuara në Laç, mbajti fjalë në Parlamentin Shqiptar dhe inauguroi xhaminë e Et’hem Beut./albeu.com/