Edi Rama

Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë 100-vjeçares në Lushnjë

Në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht kartën e re të anëtarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç.

Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.

“Me Kristinën, socialistja më e vjetër, e cila sapo ka mbushur 100 vjeç dhe Kejsin, socialistja më e re, që sot mbushi 16 vjeç dhe mori kartën e anëtarësimit”, ka shkruar Rama në Facebook.

VIDEO BONUS: