Rama firmos rindërtimin e shkollave dhe konvikteve të prishura nga tërmeti: “Fucking Corona”

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga koronavirusi dhe qeveria ka marrë masa trastike për të frenuar përhapjen, kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin.

Programi i Rindërtimit për Arsimin pas tërmetit të 26 nëntorit përfshin:

59 shkolla të reja

Godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor

4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti

Image

“#FuckingCorona nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Rama në Facebook.