Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar të dielën e 1 tetorit sulmin terrorist me bombë ndaj dy institucioneve turke në Ankara.
“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan kreu i Qeverisë në median sociale “X”.
The terrorist attack in Ankara is a despicable act of cowardice that Albania strongly condemns. It should help many in Europe to better understand and support Turkey in its fight against terrorism🇦🇱🤝🇹🇷
— Edi Rama (@ediramaal) October 1, 2023
Më herët, diplomacia shqiptare dënoi po ashtu ashpër sulmin terrorist me bombë duke qëndruar në solidaritet të plotë me Turqinë.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, duke i uruar shërim të shpejtë”, shkruante Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Sakaq, ka reaguar për ngjarjen edhe kryediplomati shqiptar Igli Hasani duke shfaqur shqetësimin e tij.
“I shqetësuar për lajmet nga Ankara. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë. Ne dënojmë të gjitha format e terrorizmit”, shkruan Hasani.







