Shqipëri

Rama: Basha do pushtetin në tavolinë, Basha: Në pushtet do të vij me votë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Lulzim Basha kërkon pushtetin në tavolinë.

“Që të bëjmë votime elektronike në 2 apo 3 zona pilot për zgjedhjet vendore, thonë se nuk duan. Por çfarë duan këta? Jua them unë sepse ma ka thënë Luli: duan pushtetin në tavolinë, me marrëveshje”.

“Një herë unë, një herë ai. Por, kjo është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap edhe gjysmën e zemrës, por këtë gjë nuk ia jap dot sepse pushteti nuk është i yni, por i atyre që kanë votën”, tha Rama.

Lulzim Basha i ktheu përgjigje në distancë kryeministrit duke thënë se nuk i ka kërkuar kurrë pushtet në tavolinë Ramës, pasi, siç tha ai, Partia Demokratike do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme./ Top Channel