Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më në fund po përfundohet asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”.
Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pas 40 ditëve efikase të punës, të shtunën do të përfundojë asfaltimi i rrugës.
Postimi i plotë:
Po përfundohet Rruga “Muharrem Fejza” ! 👏🏼
Pas plot 40 ditëve efikase të punës, ashtu siç edhe kemi premtuar, nesër do të përfundohet asfaltimi i kësaj rruge! 🚧
Përveç infrastrukturës së duhur, do të kujdesemi që kësaj rruge të mos i mungojë edhe gjelbërimi përreth! 🌳







