Kroati

Rakitic: Turp që nuk i morëm tre pikë

Ivan Rakitici nuk është aspak i lumtur me barazimi e djeshëm ndaj Valencias në “Mestalla” në kuadër të La Ligas.

Mesfushori kroat ka thënë se skuadra është dashur që t’i marrë tre pikë, ky ishte barazimi i tretë me radhë për klubin katalonas, dhe ndeshja e katërt pa fitore në La Liga, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se me superioritetin që kishim, për ne është turp që nuk i morën tre pikë”, ka thënë kroati.

“Ata na lënduan neve aq lehtë, goli i pranuar ishte një turp”.

I pyetur nëse ka ndikuar lodhja pas ndeshjes kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, e zhvilluar katër ditë para takimit me Valencian, ai ka thënë: “Ke ndeshje të ndryshme, dhe kjo është një gjë e bukur për futbollin që të luash çdo katër ditë”.