Rakitic pranë largimit, Barcelona synon mesfushorin e Atletico Madridit

Ivan Rakitic e pranoi se Barcelona pothuajse e ka larguar nga skuadra, dhe për katalanasit tani është kryesore të gjendet një zëvendësues i mesfushorit kroat.

Katalanasit duan një lojtar me përvojë që e njeh mirë edhe kampionatin dhe i preferuari i drejtuesve është Saul Niguez.

Mesfushori spanjoll do të ishte përforcimi ideal për Barcelonën por nuk do të jetë e lehtë pasi lojtari ka një kontratë të gjatë me “Los Colchoneros” dhe klauzola e tij është jo pak por 150 milionë euro.

Duke parë operacionin Griezmann, Barça e ka të qartë që vetëm përmes klauzolës mund të arrijë te objektivi Saul Niguez.

loading…