Rakiq vazhdon ta sfidojë, Kurti nuk guxon ta shkarkojë

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të sfidohet nga ministri i tij Goran Rakiq.

Që prej krijimit të Qeverisë Kurti, ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq ia ka sfiduar autoritetin, por Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij, madje në një rast edhe e pati mbrojtur, shkruan Demokracia.com.

Albin Kurti po tregohet jo i guximshëm kur vije puna tek ministri i tij i cili e sfidon shtetin e Kosovës shpesh, madje duke qenë edhe në krye të barrikadave që vendosin serbët në veri të Kosovës.

Edhe sot në një takim që patën kryetarët serbë të komunave veriore të Kosovës me komandantin e KFOR-it në Kosovës Ferenc Kajari, Rakiq i kundërshtoi vendimet e shefit të tij Albin Kurti.

Rakiq siç raporton Tanjug ka thënë se KFOR-i duhet të garantojë se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet për shkak të njoftimit se pas 1 shtatorit, vendimi për riregjistrimin e automjeteve dhe do të vazhdojë lëshimi i dokumenteve të hyrjes dhe daljes

“Jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet nga palët e kundërta, që nuk është shembull tani, por duke marrë vendime të njëanshme dhe me këmbëngulje në zbatim, situata komplikohet edhe më shumë. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi ynë parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet i sigurt se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën dhe njoftimit se pas 1 shtatorit, vendimi për riregjistrimin e automjeteve dhe do të vazhdojë lëshimi i dokumenteve të hyrjes dhe daljes”, raportohet të ketë thënë Rakiq.