Rakiq: Nuk durojmë më, është çështje jetë a vdekje – do të shkojmë në Rashkë, po qe nevoja do të vijnë edhe 20 mijë veta

Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.

“Nuk mund të durojmë më, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, ka deklaruar Rakiç.

Rakiq aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë.