Në Mitrovicë po mbahet protesta e serbëve, për siç thonë, hapave qyqar të Prishtinës dhe arrestimin e serbëve.

I pari që u është drejtuar protestuesve ka qenë kryetari i dorëhequr i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

“Dëshiroj t’i dërgoj mesazh të qartë Prishtinës, Brukselit dhe BE-së që këto janë protesta të qeta dhe nuk dëshirojmë që dikush ta nxirr nga konteksti dhe këtë protesta ta quaj me emra tjerë. Kjo është përgjigje e qetë, demokratike dhe civilizuese ndaj Prishtinës për vendimin e tyre brutal, jodemokratik dhe jocivilizues”, ka thënë ai para qytetarëve të mbledhur, transmeton Ballkani.info.

“Për të gjitha këto vendimi bashkësia ndërkombëtare hesht. Sot janë mbajtur kuvendet e katër komunave veriore të Kosovës në të cilat kemi dhënë dorëheqje dhe nga sot nuk ekziston administrata lokale. Nuk ekziston, jo për shkak tekeve tona, por për shkak të hapave që pamundësojnë jetë normale të popullit serb në Kosovë. Taksat që i ka vendos Prishtina do të thonë se fëmijët tanë nuk do të kenë kushte elementare për jetë, ushqim dhe ujë”, ka thënë ai.

Sipas tij, arsye e protestës dhe dorëheqjeve, përveç taksës është edhe aksioni brutal i ROSU-s në veri të Kosovës, që sipas tij është shkelje e rezolutës 1244.

“Prishtina ka dërguar njësi speciale të armatosura deri në dhëmb që t’i arrestojnë bashkëvendasit tonë dhe kanë tentuar të vrasin bashkëqyetarin tonë, vëllain Milan Radoiçiq. Vëlla, jemi me ty”, ka thënë Rakiq.

E Radoiçiq akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai tashmë ka ikur në Serbi. /Ballkani.info/