Rakiq kërkon nga KFOR-i të përkujdeset që të mos përshkallëzojë situata e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, bashkë me kryetarët serbë të komunave veriore janë takuar të enjten me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajarin.

Rakiqi raportohet nga Tanjugu të ketë thënë se KFOR-i duhet të garantojë se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet.

“Jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet nga palët e kundërta, që nuk është shembull tani, por duke marrë vendime të njëanshme dhe me këmbëngulje në zbatim, situata komplikohet edhe më shumë. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi ynë parësor, andaj KFOR-i duhet të mbetet i sigurt se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet, për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën dhe njoftimit se pas 1 shtatorit, vendimi për riregjistrimin e automjeteve dhe do të vazhdojë lëshimi i dokumenteve të hyrjes dhe daljes”, raportohet të ketë thënë Rakiq.

Në këtë takim, përveç Rakiqit, të pranishëm ishin edhe Milan Radojeviq, Zoran Todiq, Srgjan Vulobiq dhe Dragisha Miloviq.