Rakiq dhe serbët nesër te Vuçiqi: Do ta njoftojmë për gjendjen në Kosovë

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të shkojnë serish në Beograd. Të udhëhequr nga kryetari Goran Rakiq, ata do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Rakiq për Beta ka thënë se në takim do ta njoftojë Vuçiqin për gjendjen në Kosovë.

Në pjesën veriore të Mitrovicës, serbët sot kanë mbajtur protestë të qetë për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe për shkak të arrestimit të katër serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Ballkani.info.

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se që momentin që Prishtina e heqë taksën, serbët dhe kryetarët serbë, të cilët e kanë suspenduar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës, do të jenë gati t’ju kthehen atyre.

Ai e ka ftuar BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare që ta bindin Kosovën që ta heqë taksën 100 për qind.

Kjo është hera e dytë që serbët e Kosovës brenda pak ditësh takohen me Vuçiqin. /Ballkani.info/