Raketat ruse vrasin 20 civilë ukrainas, përfshirë dy fëmijë

Raketat ruse kanë goditur qytetin qendror të Vinnytsias, duke vrarë të paktën 20 persona, përfshirë tre fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas.

90 të tjerë u raportua se mbetën të plagosur në sulm, në jugperëndim të Kievit dhe larg çdo linje fronti në konflikt.

Tre raketa ruse goditën një bllok zyrash dhe dëmtuan ndërtesa banimi, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti këtë “një akt të hapur terrorizmi”.

Raketat goditën parkun e makinave të bllokut nëntëkatësh të zyrave rreth orës 10:50, sipas kohës lokale, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Ndërtesat e banimit u goditën gjithashtu në qendër të Vinnytsia, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.

Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Presidenca ukrainase tha se sulmi kishte ardhur nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi.