Mikrobiologu Lul Raka edhe sot u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh.
Ai ka thënë se do më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë së bashku.
“Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Shëndeti juaj dhe i familjeve tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Bota po përballet me një pandemi të paparë nga një virus i padukshëm që ka mbyllur globin. Ende nuk kemi ilaç për shërim as vaksinë për parandalim. Prandaj, sot, 2.3 miliardë njerëz në botë janë mbyllur në shtëpi. Janë mbyllur, sepse ky virus nuk njeh kufij as superfuqi, nuk njeh Kryetarë as Kryministra, nuk njeh ligje as Kushtetutë.







