Raka: Kur kemi pak teste për Covid-19, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për testimet për koronavirus në Kosovë.

Raka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kur kemi pak teste për Covid-19, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10.

Ai ka folur edhe për testet serologjike për koronavirus.

Sipas Rakës, një test i tillë “s’mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes”.

“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”, ka thënë ai.

“Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka.

“Por, kjo s’do të thotë që nuk kanë mbrojtje”, është shprehur Raka.