Komuna e Rahovecit në krye me Smajl Latifin, po vazhdon me investime në përmirësimin dhe rregullimin e infrastrukturës rrugore.
Së fundi, 1400 metra është shtruar asfalt në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”. “Rruga ‘Xhelal Hajda – Toni’ tashmë ka marrë një pamje të re me 1400 metra asfalt të ri. Shumë shpejt do të pajiset edhe me shënjim të duhur vertikal dhe horizontal për siguri dhe funksionalitet të plotë”, ka shkruar Latifi.
Sipas tij, projekti i madh në qytet vazhdon. “Në kuadër të projektit janë të përfshira edhe 14 rrugë, me punime që përfshijnë: 💧 Sistemimin e ujërave atmosferike dhe fekale; 🔁 Rikonstruktimin e rrugëve ekzistuese; 🛣️ Ndërtimin e një rruge të re në lagjen e epërme e që përfshin zonën e bizneseve që po marrin hov mbi Rahovec, që i lidh ato me rrugën rajonale Rahovec-Suharekë. Ritmi i zhvillimit po ndihet në çdo lagje!”, ka shkruar Latifi. /Ballkani.info/







