Rahoveci në finale të kupës së Kosovës

Rahoveci ka mposhtur Ponte Prizrenin për të kaluar në finale të kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Rahovecianët mposhtën ekipin nga Prizreni me rezultat 84 me 77.

Rahoveci në finale do të përballet me Z Mobile Prishtinën.